Insajderi
Lajme

Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Rahovec

Insajderi
03 November 2025 - 14:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Rahovec
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka publikuar fotografinë dhe emrin e të riut që vdiq dje në aksidentin në Rahovec.

Bëhet fjalë për Muhamed Kabashin.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e të riut nga Rahoveci, Muhamed Mentor Kabashi, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti fatal. Do ta kujtojmë Muhamedin si djalë të dashur e të përkushtuar për familjen e shoqërinë, e me vlera njerëzore që i shprehte me dashuri me njerëzit e afërt. Në emrin tim dhe të Komunës së Rahovecit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Muhamedin! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark