Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në Vragoli, humb jetën një person

Insajderi
03 November 2025 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në Vragoli, humb jetën një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, saktësisht në Vragoli.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili njoftoi se në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi.

“Rreth orës 17:35, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në Vragoli, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Në vendin e ngjarjes, mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore, ndërsa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik”, ka deklaruar Hoxha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark