Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj krimeve kundër gazetarëve, Prokuroria e Shtetit ka përcjellë një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për mbrojtjen e gazetarëve. Bashkim Zeqaj, Udhëheqës i Departamentit për Krime të Rënda, deklaron:
“Prokuroria e Shtetit siguron se në çdo rast ku konstatohet vepër penale, do të veprojë në zbulimin dhe ndjekjen e kryesve të saj. Gazetarët duhet të kenë lirinë për të ushtruar profesionin e tyre pa pengesa.”
Mesazhi i Zeqajt thekson rëndësinë e sigurisë dhe lirisë së gazetarëve, si themel për një shoqëri të hapur dhe transparente. Autoritetet e drejtësisë theksojnë se çdo sulm ndaj gazetarëve do të ndjeket penalisht, duke mos lënë hapësirë për pandëshkueshmëri. #EndImpunity #JusticeForJournalists #AGK #RRGGK