Insajderi
Lajme

Osmani për rrëmbimin e serbit: Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë

Insajderi
03 November 2025 - 21:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani për rrëmbimin e serbit: Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas plagosjes dhe rrëmbimit të qytetarit serb me shtetësi kosovare brenda territorit të Kosovës që ndodhi të shtunën.

Në një postim në ‘Facebook’, Osmani ka kërkuar reagimin ndërkombëtar që të ndalen sulmet e tilla nga Serbia.

“kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme.”

“Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla.”, tha tutje ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark