Insajderi
Lajme

Tragjike: Vdes papritur 38-vjeçarja në një piceri në Prishtinë

Insajderi
04 November 2025 - 10:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjike: Vdes papritur 38-vjeçarja në një piceri në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën papritur brenda lokalit.

Viktima është identifikuar si Filloreta Sabri Çitaku rreth 38-vjeçare, e cila gjatë qëndrimit në lokal ka pësuar përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i Filloretës, Valdet Berisha.

“Me dhimbje dhe pikellim te thelle ju njoftojme se papritur ka nderruar jete bashkeshortja ime, Filloreta Çitaku. Per detajet e varrimit do te ju njoftojme me kohe!”, ka shkruar ai.

Stafi i lokalit ka njoftuar menjëherë Emergjencën, siç raporto Sinjali, ku ekipi mjekësor ka ndërhyrë për t’i ofruar ndihmë të parë, por pavarësisht përpjekjeve, gruaja ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në QKUK.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, me qëllim që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur qytetarët në zemër të kryeqytetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark