Anëtari i Këshillit të Vetëvendosjes, Kadri Rahimaj ka thënë se LVV-ja e ka caktuar emrin e mandatarit dhe se ai është Albin Kurti.
“Se çka do të diskutohet në këtë mbledhje pas përfundimit, edhe zyrtarët e VV do të deklarohen. Nuk ka shumë nevojë për diskutim në këtë pikë, ne e kemi veçse të ditur kandidatin tonë për kryeministër. Ne vazhdojmë me procedurat tona të brendshme të Këshillit të Përgjithshëm dhe sigurisht do të bëhemi gati për procese tjera që na presin për të ardhmen”, tha Rahimaj.
Kurti ka zhvilluar takim me Osmanin gjer në ora 11:15, mëngjesin e së martës.
Takimi është mbajtur një ditë para se të finalizohet afati kushtetuese për të dërguar mandatar të ri për formim të qeverisë ose jo, për çka në takimin e fundit Kurti i ka kërkuar Osmanit që të presë në mos do të dërgojë mandatar të ri.