Insajderi
Showbiz

Kim Kardashian bëri detyrat me ChatGPT për jurispodencë, por ia huqi keq

Insajderi
04 November 2025 - 13:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kim Kardashian bëri detyrat me ChatGPT për jurispodencë, por ia huqi keq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i ekranit Kim Kardashian, e njohur për aventurat e saj, zbuloi se kishte përdorur ChatGPT gjatë studimeve për provimin e jurisprudencës.

Ajo deklaroi se inteligjenca artificiale më shumë e pengoi sesa e ndihmoi në këtë proces Kim foli për këtë eksperiencë në një intervistë, ku u diskutuan aspekte të ndryshme të jetës së saj, duke përfshirë këshillat e dashurisë dhe marrëdhënien e saj me teknologjinë.

Kur u pyet për përdorimin e ChatGPT për këshilla, Kardashian fillimisht u përgjigj negativisht, por më vonë pranoi se e përdorte për ndihmë ligjore, ajo shprehu se ChatGPT shpesh i jepte përgjigje të gabuara, duke e çuar drejt dështimit në teste.

“Sa herë që më duhet një përgjigje për një pyetje ligjore, bëj një fotografi të detyrës dhe e ngarkoj në ChatGPT, por ai shpesh më çon te përgjigja e gabuar, kështu që vazhdoj të dështoj në teste për shkak të kësaj. Pastaj mërzitem dhe filloj t’i bërtas”, u shpreh ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark