Insajderi
Lajme

Kryetari i Junikut shpërndan 145 bursa për studentët: Rinia është fuqia e komunës sonë

Insajderi
04 November 2025 - 18:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryetari i Junikut shpërndan 145 bursa për studentët: Rinia është fuqia e komunës sonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu. ka njoftuar se ka shpërndarë 145 bursa për studentët junikas, si mbështetje për të rinjtë dhe për zhvillimin e arsimit në komunë.

Ai tha se rinia përbën potencialin më të madh të Junikut.

“Kjo nuk është vetëm një ndihmë financiare, por një besim i plotë në talentin, ëndrrat dhe mundësitë e rinisë sonë. Çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e Junikut dhe në mirëqenien e çdo familjeje junikase”, ka shkrur ai.

Kryetari ka shtuar se arsimi, rinia dhe zhvillimi do të mbeten shtyllat kryesore të qeverisjes komunale.

“Do të vazhdojmë të transformojmë Junikun në një vend ku të rinjtë nuk largohen, por krijojnë të ardhmen e tyre këtu. Së bashku mund ta bëjmë ndryshimin që duam”, ka përfunduar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark