Derbi i xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve midis ekipit vendas Liverpoolit dhe Real Madridit u zhvilluar të martën mbrëma në Anfield dhe dha epitetin e një super ndeshje që të gjithë e priten.
Reds arritën ta fitojnë ndeshjen ndaj Los Blancos me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga mesfushori Alexis Mac Allister në minutën e 61-të.
Konkretisht, luhej në minutën e 29-të, Dominik Szoboszlai gjuajti fort dhe topi goditi dorën e mesfushorit të Realit, Aurelien Tchouameni, raporton Telegrafi.
Pasuan disa minuta duke parë VAR-in dhe në fund gjyqtari rumun Istvan Kovacs vendosi që nuk ishte as penallti dhe as goditje dënimi për Liverpoolin dhe ia dha topin Realit.