Insajderi
Sport

Ardon Jashari mungon, Murat Yakin zbulon arsyen pse mesfushori i Milanit nuk luan ndaj Kosovës

Insajderi
05 November 2025 - 12:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ardon Jashari mungon, Murat Yakin zbulon arsyen pse mesfushori i Milanit nuk luan ndaj Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Kosovës dhe Suedisë, të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Trajneri Murat Yakin ka ftuar tre lojtarë shqiptarë: Andi Zeqiri, Ardian Bajrami dhe Granit Xhaka.

Në këtë listë mungon emri i mesfushorit shqiptar, Ardon Jashari.

Murat Yakin tregoi arsyen në konferencë për media pse nuk e ftoi futbollistin e Milanit.

“Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ardon Jasharin. Megjithatë, ai nuk është i gatshëm 100 përqind”, u shpreh Yakin

Kujtojmë që ka pak ditë që Jashari është rikthyer nga lëndimi që e pësoi me Milanin në Serie A.

Ai kishte munguar edhe në ndeshjen e parë ndaj Kosovës, të luajtur muaj më parë në Basel.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark