Insajderi
Lajme

AGK në mbështetje të plotë të punëtorëve të RTK-së: Qeveria të gjejë zgjidhje urgjente për pagat

Insajderi
05 November 2025 - 12:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AGK në mbështetje të plotë të punëtorëve të RTK-së: Qeveria të gjejë zgjidhje urgjente për pagat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dalë në përkrahje të plotë me gazetarët, redaktorët, kameramanët, montazhierët dhe gjithë stafin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), para protestës së së enjtes.

AGK-ja, përmes një njoftimi, ka shprehur solidaritet me punonjësit e RTK-së, “të cilët sërish, brenda pak muajsh, po kërkojnë pagat që u takojnë sipas kontratave të tyre, për punën e kryer.”

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreson se do të ketë hapësirë për funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që komisioni përkatës ta miratojë ndarjen buxhetore për RTK-në.

Nëse kjo nuk ndodh, Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të eksplorojë të gjitha mundësitë për të bërë, në mënyrë urgjente, një alokim të ngjashëm si ai i korrikut”, thuhet në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark