Insajderi
Lajme

Berisha për protestat: Do përballemi dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën

Insajderi
05 November 2025 - 14:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berisha për protestat: Do përballemi dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“Do përballemi dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve”, tha Berisha në konferencë për media.

Ai ka thënë se Belinda Balluku është ‘masha e Edi Ramës’ kurse shtoi se ‘protestat e PD-së e çuan Erion Veliajn në burg’.

“Ju garantoj unë ju, se po të mos ishin protestat e udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në cdo lloj moti, Erion Veliaj do të ishte në zyrë sot.

Në vlerësimin tim, ndër më eficentet dhe më të rëndësishmet që ka bërë PD. Ai përbënte një rrezik madhor për vendin me karakterin e tij, në cdo aspekt, me të ne shpëtuam vendi nga gjysma e zezë e Edi Ramës”, tha Berisha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark