Insajderi
Lajme

Enver Hasani: Presidentja e shkeli Kushtetutën me mandatimin e Konjufcës

Insajderi
05 November 2025 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Enver Hasani: Presidentja e shkeli Kushtetutën me mandatimin e Konjufcës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se mandatimi i Glauk Konjufcës nga presidentja, është shkelje kushtetutese.

Veprimi i djeshëm i saj, sipas tij, është abuzim me pushtetin dhe e shkel Kushtetutën e vendit.

“Nëse partitë opozitare, që përfaqësojnë 63 deputetë të Kuvendit të Kosovës, shqiptarë, kanë thënë se nuk duan të formojnë qeverinë e re, atëherë Presidenti i Republikës ka pasur për detyrë caktimin e datës së zgjedhjeve të reja, meqë LVV nuk mund të arrijë votat e duhura, siç e thotë vetë shefi i kësaj partie. Dhënia e mandatit një personi për të cilin dihet se nuk ka vota përbën abuzim me pushtetin dhe shkelje kushtetuese”.

Hasani thotë se presidentja nuk i mori parasysh kriteret mbizotëruese që duhej t’i ndiqte dhe ndoqi bindjet subjektive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark