Insajderi
Botë

Zgjedhjet në ShBA 2025, këta janë fituesit dhe humbësit

Insajderi
05 November 2025 - 18:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjedhjet në ShBA 2025, këta janë fituesit dhe humbësit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të martën, zgjedhjet shtetërore dhe lokale në Amerikë shërbyen si testi i parë i madh për atë se kah është i rreshtuar publiku për mandatin e dytë të presidentit Donald Trump, përpara zgjedhjeve të mëdha kombëtare vitin e ardhshëm.

The Washington Post ka renditur fituesit dhe humbësit e këtyre zgjedhjeve.

Fituesit

Demokratët shënuan fitore në katër garat kryesore të natës: garën për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut, garat për guvernator në Nju Xhersi dhe Virxhinia dhe Propozimin 50, masën e votimit për rindarjen e zonave zgjedhore të Kalifornisë.

Votuesit në Kaliforni ranë dakord t’u lejonin demokratëve të ripërcaktonin zonat e tyre kongresive për t’u përputhur me republikanët që bëjnë të njëjtën gjë në shtete të tjera.

Demokratët fituan gjithashtu në zgjedhjet shtetërore dhe lokale në Xhorxhia dhe Misisipi dhe zgjeruan shumicën e tyre në legjislaturën shtetërore të Virxhinias,

Humbësit

Kandidatët republikanë nuk arritën të siguronin mbështetje të mjaftueshme për biletat e tyre, duke u dhënë demokratëve fitore masive në garën për prokuror të përgjithshëm të Virxhinias partisë që mban kontrollin e Gjykatës Supreme të Pensilvanisë.

Këto zgjedhje kishin të bënin me Trumpin. Ai mbështeti kandidatët kryesorë republikanë dhe i lidhi të gjitha këto zgjedhje me përpjekjet e tij për të ulur koston e jetesës.

“Nëse përballueshmëria është problemi juaj, VOTONI REPUBLIKANËT” postoi ai në mediat sociale.

Sondazhet e rrjetit treguan se shumica e votuesve në Virxhinia dhe Nju Xhersi nuk e miratuan Trumpin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark