Insajderi
Lajme

Zemaj tregon nëse LDK-ja do koalicion me PDK-në

Insajderi
05 November 2025 - 18:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zemaj tregon nëse LDK-ja do koalicion me PDK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur për koalicionet pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke deklaruar se marrëveshjet që bën LDK-ja janë publike dhe transparente.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Zemaj tha se këto marrëveshje nuk bëhen në nivel qendror, por u takojnë kandidatëve dhe ekipeve të tyre në terren.

“Ne, në shumicën e këtyre komunave, kemi marrëveshje, por marrëveshjet e LDK-së janë publike, janë transparente, janë të menduara dhe i takojnë nivelit lokal. I takojnë kandidatit dhe ekipës së tij, sepse tashmë është e qartë edhe nga ligji për zgjedhjet lokale është një garë që fillimisht bëhet mes partive politike, por kur kandidati kalon në balotazh, gara bëhet përtej subjektit të tij politik”, tha Zemaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark