Kandidati i LVV për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, po vazhdon takimet me qytetarët në prag të zgjedhjeve, duke marrë përkrahje të madhe në çdo lagje e fshat.
Në takimin me banorët e lagjes “Dheu i Bardhë”, Hyseni tha se energjia dhe besimi i tyre e kanë vulosur fitoren e së dielës.
“Besimi dhe entuziazmi i tërë Gjilanit do ta çojë përpara qytetin tonë me projekte, ide dhe vizion. Të dielën do të festojmë bashkë”, deklaroi ai.
Edhe në Përlepnicë, qytetarët u rreshtuan fuqishëm përkrah VETËVENDOSJE!-s, ku mbizotëroi entuziazmi dhe energjia e fitores.
“Bashkë do ta çojmë përpara fitoren tonë të përbashkët. Jemi bashkë për Gjilanin tonë!”, theksoi Hyseni.
Ndërsa në Cërnicë, ai u prit ngrohtësisht nga banorët, duke shprehur bindjen se më 9 nëntor do të shënohet fitorja e madhe.
“Fryma e Lëvizjes ndihej gjithandej. Bashkë po e vulosim fitoren! Faleminderit nga zemra, Cërnicë!”, përfundoi Hyseni.