Insajderi
Lajme

Gucati: S’besoj se Trendafilova e ka pranuar letrën e Kurtit 

Insajderi
06 November 2025 - 08:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gucati: S’besoj se Trendafilova e ka pranuar letrën e Kurtit 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se nuk beson që letra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është pranuar nga Ekaterina Trendafilova, kryetarja e Gjykatës Speciale.

Ai ka deklaruar se nga Qeveria në detyrë duhet të dalin me një dokument dhe të tregojnë se Trendafilova e ka pranuar letrën.

“Unë për këtë letër nuk e di nëse Trendafilova e ka pranuar së pari letrën, apo ka kthyer ndonjë përgjigje për këtë letër. Ku të besoj se e ka dërguar apo protokolluar atë letër në Gjykatën Speciale, kush e ka protokolluar atë letër te Trendafilova, kush e ka protokolluar atë letër, kush e ka pranuar, a ka një nënshkrim apo a ka edhe një nënshkrim se ajo letër është protokolluar”.

“Unë po dyshoj se fare nuk ka shkuar hiç kjo letër në dorën e Trendafilovës. Ajo letër duhet të protokollohet. A ka protokoll se letra është pranuar nga Specialja? Kabineti i tij duhet të publikojë dokumentacionin se në Gjykatën Speciale është pranuar ky dokumentacion”, ka thënë Gucati ne emisionin Ora shtatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark