Insajderi
Lajme

Policia sekuestron 7 qese me marihuanë në Lipjan

Insajderi
06 November 2025 - 09:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia sekuestron 7 qese me marihuanë në Lipjan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së martës, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, ka ndaluar një veturë, brenda së cilës është gjetur sasi narkotikësh.

Sipas raportit të policisë, rreth orës 22:00 është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë zbuluar dhe sekuestruar 7 qese të mbushura me substanca narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark