Insajderi
Lajme

Vrasja e Bedri Rexhepit: Dy të akuzuarit e dënuar me burgim të përjetshëm, kërkojnë anulimin e vendimit

Insajderi
06 November 2025 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja e Bedri Rexhepit: Dy të akuzuarit e dënuar me burgim të përjetshëm, kërkojnë anulimin e vendimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Gjykatën e Apelit, të enjten u mbajt seanca për shqyrtimin e ankesave të mbrojtjes së të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhpi.

Mbrojtja ka propozuar që aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet, të anulohet ose që çështja të kthehet për rigjykim. Ndërkaq, pala e dëmtuar ka kërkuar që të vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm.

Mbrojtësit e të akuzuarit Jeton Vllasaliu, avokatët Florent Latifaj dhe Driton Musliu, kanë parashtruar ankesë për të gjitha bazat ankimore, duke propozuar që aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet ose të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim. Avokati Latifaj theksoi se aktgjykimi i shkallës së parë shkel dispozitat ligjore dhe i mungon arsyetimi i detajuar për faktet, provat dhe dëshmitë e shqyrtuara gjatë gjykimit.

Ankesë kanë parashtruar edhe mbrojtësit e të akuzuarit Nexhat Vllasaliu, avokatët Kosovare Kelmendi dhe Shemsedin Piraj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, ka dhënë përgjigje ndaj ankesave të mbrojtjes, duke pyetur se si është e mundur që të akuzuarit të mos konsiderohen fajtorë, kur vetë i akuzuari Jeton ka pranuar disa detaje kyçe të ngjarjes, përfshirë datën, vendin, veturën dhe elementë të tjerë.

Berisha deklaroi:

“Ky vetë e pranon: datën 8, kuzhinën, katin e tretë, perden, veturën dhe thotë një sentencë të rëndësishme: ‘I qofsh falë kësaj xhenaze,’ i thotë Nexhati, ‘se krejt shtëpinë e kisha kall,’ gjatë kohës kur ata nga kati i tretë përpiqeshin ta nxjerrin jashtë kufomën e Bedri Rexhepit.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark