Insajderi
Insporti

Pas gjobave milionëshe, federata serbe me vendim të papritur

Insajderi
06 November 2025 - 15:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas gjobave milionëshe, federata serbe me vendim të papritur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Federata e Futbollit e Serbisë ka hequr dorë nga përkrahja e organizuar e tifozëve për Serbinë në ndeshjen ndaj Anglisë.

Këtë vendim serbët e morën pas dënimit që morën nga FIFA për shkeljet në ndeshjen me Shqipërinë në Leskovc.

Ndeshja me Anglinë në “Wembley” është vendimtare për vend në plejofin e kualifikimeve për Botërorin 2026.

“Marrë për bazë përvojën e deritashme dhe gjobat milionëshe të paguara jo vetëm për ndeshjet në shtëpi por edhe për ato si mysafir, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do ta marr përgjegjësinë e shitjes së biletave për sektorin mysafir në Wembley, e as përgjegjësinë për sjelljet e tifozëve në ndeshjen me Anglinë”, shkruan në njoftimin e federatës serbe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark