Insajderi
Lajme

Tri ditë para balotazhit| Kurti njofton për procesimin e 100 eurove për studentët

Insajderi
06 November 2025 - 16:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri ditë para balotazhit| Kurti njofton për procesimin e 100 eurove për studentët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë procesuar 100 eurot për grupin e parë të studentëve. Këto para u procesuan vetëm tri ditë para se të mbahet balotazhi në disa komuna, ku në garë janë edhe kandidatë të partisë së Kurtit.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje ka deklaruar se pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.

Ky vendim është parë si politik, meqë shuma prej 100 eurove për studentët është ekzekutuar vetëm tri ditë para balotazhit të zgjedhjeve lokale. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark