Insajderi
Lajme

Hyrje e xhandarëve serbë në Kosovë më 15 tetor – KFOR konfirmon se u kthyen menjëherë

Insajderi
06 November 2025 - 21:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hyrje e xhandarëve serbë në Kosovë më 15 tetor – KFOR konfirmon se u kthyen menjëherë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më 1 nëntor, shtetasi serb i Kosovës Millosh Vukashinoviq, u plagos dhe u kidnapua nga xhandarmëria e Serbisë, në zonën e njohur si “pika zero” në afërsi të Leposaviqit, zonë kjo që i përket Republikës së Kosovës.

Por, ky nuk ishte rasti i vetëm që njerëz të uniformuar të Serbisë hynë brenda territorit të Kosovës në periudhën e fundit.

Forca të armatosura serbe raportohet se janë parë brenda territorit të Kosovës, përkatësisht në fshatin Metergoc të Podujevës, që është zonë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu u konfirmua nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

Sipas KFOR, xhandarët serbë sapo kishin kuptuar se e kishin kaluar kufirin, janë kthyer në Serbi.

“Ne jemi në dijeni të kësaj ngjarjeje më 15 tetor. Ne ishim në kontakt me Forcat e Armatosura Serbe. Bazuar në informacionin e tyre, personeli i xhandarmërisë serbe po ndiqte individë të përfshirë në aktivitete të paligjshme të prerjes së pyjeve”, thuhet në përgjigje e dhënë nga Klan Kosovën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark