Insajderi
Lajme

Kurti “i painteresuar” në Viti, e harron mbiemrin dhe fshatin e kandidatit

Insajderi
06 November 2025 - 23:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti “i painteresuar” në Viti, e harron mbiemrin dhe fshatin e kandidatit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sonte shkoi në Viti për të kërkuar votë për kandidatin Arsim Ademi për kryetar të kësaj komune.

Mirëpo, siç raportoi Klan Kosova, Kurti jo vetëm që ia huqi mbiemrin Ademit, por edhe fshatit prej nga vjen.

“Ajo se çfarë ishte e çuditshme ishte se vet Kurti ia ngatërroi mbiemrin kandidatit të tij, Arsim Ademit, duke iu referuar si Arsim Vitia, por që këtë gabim e kuptoi shpejt dhe e përmirësoi veten, por njësoj nuk veproi edhe me çështjen e fshatit të tij, meqenëse ai me krenari të plotë tha se Ademi është nga fshati Pozheran, dhe këtë nuk e kuptoi deri në daljen në skenë të vet Ademit”, raportoi televizioni.

Video


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark