Insajderi
Lajme

Nura: Nuk besoj se studentët do të bien pre e 100 eurove të Kurtit

Insajderi
07 November 2025 - 08:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nura: Nuk besoj se studentët do të bien pre e 100 eurove të Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka thënë se ndarja e 100 eurove si shtesa për studentët nga Qeveria në detyrë është veprim i pandershëm dhe sipas tij u bë për vota.

Ai mbrëmë ka theksuar se më mirë do të ishte të përmirësohen kushtet në fakultetet e studentëve.

“Duke e pasur parasysh se studentët janë pjesa më e ngritur e shoqërisë, nuk besoj se do të bien pre e këtyre 100 eurove. Unë mendoj se shumë më e ndershme do të ishte që studentëve t’u rregullohen kushtet në fakultete”, deklaroi Nura në edicionin special.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark