Insajderi
Showbiz

‘Kuku …’, reagimi epik i nënës së Yllit për këngën me Rita Orën

Insajderi
07 November 2025 - 17:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Kuku …’, reagimi epik i nënës së Yllit për këngën me Rita Orën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Projekti i shumëpërfolur i këngëtarit Yll Limani në bashkëpunim me yllin shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me titull “All Natural”, ka bërë bujë që në orët e para të publikimit në platformën Spotify.

Por ajo që ka marrë vëmendjen dhe ka shkaktuar të qeshura është një detaj i ëmbël dhe i papritur nga një person shumë i dashur i këngëtarit.

Yll Limani ndau së fundmi në InstaStory-n e tij një mesazh shumë të veçantë nga nëna e tij. Ajo me humor dhe sinqeritet ka treguar “problemin” e saj rreth këngës së re, duke shkruar:

“Kuku unë s’kom spotify”

Ky reagim i ngrohtë dhe aq i lehtë vjen si pasojë e faktit që kënga “All Natural” për momentin është publikuar vetëm në platformat digjitale, si Spotify. Videoklipi në YouTube pritet të shfaqet sot në orën 18:00.

Ky detaj i vogël, por shumë i lezetshëm, duket se njesoj si fansat, edhe nënës së Yllit nuk i pritet për të dalë kënga.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark