Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj–Kaçanik.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Sot, rreth orës 16:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pompës së derivateve “Ballkan Petrol” në fshatin Gërlicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore” tha Veseli.
Ai shtoi se njësia e trafikut rajonal të Ferizajt ka nisur hetimet.
“Me rastin është marrë Njësia e Trafikut Rajonal të Ferizajt, e cila ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka përfunduar procedurat në vendngjarje.