Insajderi
Lajme

Votohet në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote

Insajderi
09 November 2025 - 07:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Votohet në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin sot kryetarin e tyre të ardhshëm të komunës së tyre.

Votimi në raundin e dytë do të mbahet në 18 komuna të vendit, në të cilat s’u zgjodh kryetari me të parën.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje për procesin e votimit.

“Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht. Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672 votues”.

Komunat në të cilat do të ketë garë janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Kjo është harta e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark