Insajderi
Lajme

Qytetari nga Rahoveci dorëzon 1,800 euro të gjetura në polici

Insajderi
08 November 2025 - 17:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qytetari nga Rahoveci dorëzon 1,800 euro të gjetura në polici
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një qytetar nga fshati Ratkoc ka dorëzuar në Stacionin Policor të Rahovecit një shumë prej 1,800 eurosh të gjetura në qytet.

Sipas Policisë e kosovës, qytetari Skender Krasniqi ka gjetur në rrugën “Mulla Cufa” nëntë kartëmonedha nga 200 euro secila dhe i ka dorëzuar menjëherë në polici, shkruan Insajderi.

Pas verifikimeve, pronari i shumës së humbur u identifikua dhe paratë iu kthyen atij.

“Ky gjest tregon besimin e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e të ndershme, andaj shprehim mirënjohje për veprimin e z. Krasniqi, duke e vlerësuar si shembull të përgjegjësisë qytetare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark