Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, iu është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve të kësaj komune një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve (9 nëntor).
Totaj përmes video-adresimi ka thënë se rezultati në ditën e nesërme është i barabartë, andaj u ka bërë thirrje prizrenasve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
“Ju falënderoj për mirëpritjen për kudo që jam paraqit, jemi para zgjedhjeve, akoma nuk ka përfundu asgjë. Rezultati ditën e zgjedhjeve është 0.0, prandaj kërkoj që të mobilizoheni dhe të gjithë së bashku, secili anëtar i familjes me të drejtë vote, të dalin të votojmë dhe të japim mesazhin përfundimtar dhe kismet ne do të fitojmë. Mirëpo, kismeti e do hyzmetin“, ka deklaruar Totaj ndër të tjera.
“Tani kur po afrohet momenti i hapjes së kutive të votimit, po ju drejtohem me këtë video-mesazh falënderimi për secilën derë të ngrohtë që më keni hapur, çdo dorë të shtërnguar dhe për besimin në rundin e parë.
Por gara ende s’ka përfunduar, prandaj ju ftoj të gjithëve pa dallim që të dalim edhe njëherë të dielën masovisht për të votuar për një Prizren që punon 24 orë, që zhvillohet dhe që nuk kthehet prapa“.
VIDEO: