Insajderi
Lajme

Gjykata e Gjakovës merr vendim për Astrit Isufin

Insajderi
08 November 2025 - 17:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata e Gjakovës merr vendim për Astrit Isufin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës.

Në njoftimin e gjykatës, bëhet e ditur se Isufi po dyshohet për dy vepra penale: Vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, shkruan Insajderi.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit A.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, atë të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes së armës pa leje-autorizim”, thuhet në njoftim.

Gjykata bën të ditur se lënia e të dyshuarit në liri rrezikon që të ndikojë në rrjedhën e procedurës penale, meqë i dyshuari mund të ndikojë tek dëshmitarët ose edhe ta përsërisë veprën penale.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 nëntor 2025 dhe do të zgjasë deri më 6 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, bën të ditur gjykata. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark