Insajderi
Lajme

Feraj e bëri Zot, ndërkaq Peci e krahason Kurtin me Isa Boletinin

Insajderi
08 November 2025 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Feraj e bëri Zot, ndërkaq Peci e krahason Kurtin me Isa Boletinin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka filluar të krahasohet me hyjni dhe me figura kombëtare nga akterët brenda partisë së tij.

Në tubimin përmbyllës në Mitrovicë, Faton Peci ia barasvlerësoi kontributin Isa Boletinit me atë të Albin Kurtit.

“Mitrovica ka qenë fushëbejeta e ndikimit të forcave të errëta të Serbisë dhe Rusisë dhe betejën e cilën me 1903, kundër vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë, Isa Boletini i nisi sukseshëm, Albin Kurti e bitisi”, deklaroi ndër të tjera Peci.

Në anën tjetër, sot lëshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, bëri një krahasim skandaloz mes Zotit (Perëndisë) dhe shefit të tij.

Feraj këtë e bëri teksa tentoi të ngriste një analogji ndërmjet bindjeve të një besimtari dhe të një votuesi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, votuesi që mbështet Kurtin në nivel qendror, por jo kandidatin e tij lokal, është si një besimtar që pranon Zotin, por mohon profetin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark