Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
09 November 2025 - 08:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Kosovë na pret mot relativisht i ngrohtë, me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje të izoluara.

Vonë pasdite ose në mbrëmje priten reshje dhe rrebeshe më të theksuara shiu në shumë pjesë të vendit.

Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 16 apo 17°C.

Në Shqipëri dhe rajone e diella sjellë vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra jugore. Në disa zona priten reshje të izoluara. Pasdite në Shqipëri vijnë stuhi të reja shiu me vetëtima, bubullimë dhe në disa zona edhe breshër.

Në viset tjera të rajonit reshje paksa më të theksuara priten vonë në mbrëmje.

Edhe dita e hënë do të jetë me mot të ndryshueshëm, me alternime vranêsirash dhe reshjesh shiu e në disa vise do të ketë intervale kohore me diell./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark