Insajderi
Show

Sara ndan momentin me vajzën dhe Erikun!

Insajderi
09 November 2025 - 14:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sara ndan momentin me vajzën dhe Erikun!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prej muajsh tashmë, në qarqet e showbiz-it flitet për një romancë të re mes blogeres dhe sipërmarrëses së njohur, Sara Hoxha, dhe Erik Fullanit. Zërat nisën të shtoheshin sidomos gjatë verës, kur qarkulluan pamje të tyre së bashku në jug të Shqipërisë.

Megjithatë, të dy kanë qenë jashtëzakonisht të rezervuar, duke mos e konfirmuar apo mohuar kurrë këtë lidhje.

Por së fundmi, një detaj nga vetë Sara Hoxha duket se i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve.

Ajo postoi në Instagram një moment të ëmbël familjar.

Në video, Sara shfaqet duke hapur qeset me ushqim nga “Frit” – biznesi i ri që ajo vetë e zotëron në Shqipëri – së bashku me vajzën e saj, Poin. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një palë duar të tjera që ndihmonin në hapjen e paketave.

Syrit të mprehtë të ndjekësve nuk i shpëtoi ora e dorës që mbante personi në fjalë.

Menjëherë u bë lidhja: është e njëjta orë luksoze dhe karakteristike që Erik Fullani mban vazhdimisht dhe e ka shfaqur shpesh në postimet e tij. Për të vënë “vulën”, vetë Eriku kishte postuar pak më parë një video ku tregonte pikërisht atë orë, teksa shijonte ushqimin nga i njëjti brand.

Ky detaj i dyfishtë – prania e Erikut në shtëpinë e Sarës në një moment familjar me vajzën e saj, dhe “tradhtia” nga e njëjta orë po merret si konfirmimi jozyrtar, por i padiskutueshëm, i lidhjes së tyre.

Pas pamjeve të verës, ky duket të jetë hapi tjetër që vërteton se çifti ka vendosur të mos fshihet më.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark