Insajderi
Show

Robert Berisha pas votimit në raundin e dytë: Shpresoj që s’na vjen puna për herë të tretë

Insajderi
09 November 2025 - 17:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Robert Berisha pas votimit në raundin e dytë: Shpresoj që s’na vjen puna për herë të tretë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari Robert Berisha është një nga personazhet e njohur publikë që ka shfrytëzuar sot të drejtën e votës.

I shoqëruar nga vajza e tij, Rene, Roberti pohoi se ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që po mbahen sot në 18 komuna.

“Po! Është hera e dytë që po vij me votu, shpresoj që s’bohet e treta, s’na vjen puna më”, tha ai gjatë një prononcimi për televizionin RTV Dukagjini.

Ai shtoi gjithashtu se procesi i votimit shkoi shumë shpejt, ndërsa u bëri thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të ndjekin shembullin e tij.

“Kulturë është duhet me votu, unë votoj edhe në Amerikë edhe këtu, edhe amerikanët të bëjnë problem ti nëse nuk voton. Nëse shkon me nxjerr një dokument, një pasaportë, krejt në sistem ju del që s’ke dalë me votu”, pohoi këngëtari.

Tutje, ndër të tjera, Roberti theksoi se një nga problemet më të mëdha në Prishtinë mbetet çështja e trafikut, por u shpreh optimist për të ardhmen


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark