Insajderi
Lajme

Dalja deri në ora 17:00- Sa qytetarë votuan nëpër komunat e mëdha të Kosovës?

Insajderi
09 November 2025 - 17:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dalja deri në ora 17:00- Sa qytetarë votuan nëpër komunat e mëdha të Kosovës?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në ora 17:00, të drejtën për votë e kanë shfrytëzuar 27,55 për qind të qytetarëve apo 362,753 prej tyre.

Në Komunën e Prishtinës, dalja deri në këtë orë ka qenë 35,24 për qind apo 78,376 votues.

Në Mitrovicën e Jugut kanë dalë 34,90 për qind të qytetarëve apo 29,563 prej tyre.

Në Gjakovë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 22,12 për qind e qytetarëve apo 26,951.

Në Gjilan kanë dalë 28,98 për qind e qytetarëve ose 31,269 nga ta.

Një numër i ulët i qytetarëve pejanë kanë dalë për raundin e dytë të zgjedhjeve. 20,37 për qind ose 24,488 votues.

I njëjti përcjell edhe në Komunën e Prizrenit, ku kanë dalë vetëm 19,94 për qind të qytetarëve apo 37,687 prej tyre.

Kutitë e votimit pritet të mbyllen nga ora 19:00. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark