Insajderi
Lajme

Humbja në Fushë Kosovë, reagon Besnik Osmani

Insajderi
09 November 2025 - 22:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Humbja në Fushë Kosovë, reagon Besnik Osmani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Komunën e Fushë Kosovës, ka reaguar pas rezultatit në këtë komunë.

Osmani me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka reaguar duke falënderuar qytetarët për mbështetjen, shkruan Insajderi.

“Nga zemra ju falënderoj secilin prej jush që më qëndroi pranë në këtë rrugëtim të bukur e plot emocione. Kjo garë ishte më shumë se një proces zgjedhor – ishte një udhëtim bashkë me njerëzit që duan përparim dhe më shumë dashuri për komunën tonë”, deklaroi ai.

“Edhe pse nuk arrita të fitoj për ta udhëhequr Fushë Kosovën, ndihem thellësisht mirënjohës për përkrahjen, besimin dhe përkushtimin tuaj të sinqertë. Jam krenar për çdo aktivist, çdo familje dhe çdo qytetar që kontribuoi me shpirt e zemër”, vijoi shkrimin Osmani.

Komuna e Fushë Kosovës u fitua nga Valon Prebreza i LVV’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark