Insajderi
Lajme

Haradinaj: Aleanca dëshmoi forcë dhe stabilitet, fitore në 5 komuna dhe përfaqësim i gjerë në nivel lokal

Insajderi
10 November 2025 - 11:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Aleanca dëshmoi forcë dhe stabilitet,  fitore në 5 komuna dhe përfaqësim i gjerë në nivel lokal
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas balotazhit që u mbajt dje në 18 komuna. Ai ka thënë se Kosova ka dëshmuar se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike.

Haradinaj shtoi se dje u konfirmua “fuqia politike dhe stabiliteti” i AAK-së.

“Dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës. Kemi triumfuar në 5 komunat ku kemi qeverisur, ndërsa do të jemi në bashkëqeverisje në mbi 10 komuna. Në kuvendet komunale, Aleanca përfaqësohet me 98 asambleistë”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se i siguron 87 mijë e 358 qytetarët që e kanë votuar AAK-në në zgjedhjet lokale.

“Për 87.358 qytetarët që na besuan dhe mbështetën projektin tonë politik, ju siguroj se do të punojmë edhe më me ngulm për ta respektuar këtë besim, duke punuar, avancuar dhe u reformuar për zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi ai.

Haradinaj i ka falënderuar kandidatët e AAK-së që fituan: Ardian Gjinin në Gjakovë, Bali Muharremajn në Suharekë, Bashkim Ramosajn në Deçan, Smajl Latifin në Rahovec dhe Zenun Elezajn në Klinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark