Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Vushtrri, gjuajti me armë në ajër

Insajderi
10 November 2025 - 15:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Vushtrri, gjuajti me armë në ajër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për përdorim të armës.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, pas hetimeve të zhvilluara kanë arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se sot ne orët e hershme te mëngjesit të datës 10.11.2025, ne Vushtrri ka shtënë me një armë zjarri në ajër.”

Arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Nga personi i dyshuar në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari. Pas intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: ,,Përdorim i armës” dhe Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’, ndërsa me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark