Ylli kamerunas Nicolas Moumi Ngamaleu është futur në telashe të mëdha.
Duke luajtur në Rusi për Dynamo Moscow, sulmuesi u kap “mat” nga e dashura e tij në një skandal tradhtie.
Partnerja e tij, një influencuese ruse, e kapi me një grua tjetër dhe raportohet se pas incidentit thirri policinë.
Moumi është përfshirë në listën e Kamerunit për ndeshjen vendimtare të “play-off” të kualifikimeve të Kupës së Botës të CAF kundër Republikës Demokratike të Kongos më 13 nëntor.
Sipas raportimeve të mediumit nga Gana “Yen”, Nicolas Moumi Ngamaleu është përfshirë në një skandal tradhtie.
31-vjeçari jeton në Moskë, ku luan për Dynamo Moscow.
Futbollisti kamerunas ka qenë në një lidhje afatgjatë me influencueren ruse, Nikki Seey.
Megjithatë, Seey e kapi futbollistin “mat” në apartamentin e tyre në Moskë të dielën.
Scandal in Russia involving Nicolas Moumi Ngamaleu Cameroonian international in an adultery scandal
— Kara (@UTDKara) November 10, 2025
According to reports, his partner caught him in the act and called the police.
A detail shocked many fans, he was wearing the shorts of national team of Cameroon at that time… pic.twitter.com/P1cFTDgovv