Insajderi
Lajme

“Vota është e shenjtë në demokraci”, PDK sot ankohet në PZAP për Mitrovicën

Insajderi
11 November 2025 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Vota është e shenjtë në demokraci”, PDK sot ankohet në PZAP për Mitrovicën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rreth dyshimeve për manipulim me vota në Mitrovcë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga anëtari i kësaj partie, Betim Gjoshi i cili njoftoi se ankesën do ta dorëzojnë sot.

“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë brenda afatit ligjor ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka shkruar ai

“Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, ka shkruar ai


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark