Insajderi
Lajme

Hill zbulon arsyen pse vendosi të dëshmoj për Thaçin

Insajderi
11 November 2025 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hill zbulon arsyen pse vendosi të dëshmoj për Thaçin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dëshmitari Christopher Hill, ish-ambasador i ShBA-së në Serbi, ka shpjeguar arsyen pse vendosi të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai theksoi se nuk beson se Thaçi ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Koha nuk i shëron të gjitha plagët, por mendoj që pas 25 vjetësh, është kohë e madhe që të mendohen gjërat, dhe nuk kam arsye të besoj që Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla,” tha Hill.

“Nuk kam arsye të besoj dhe as nuk kam dëgjuar në atëkohë që ai të ketë urdhëruar veprimtari të paligjshme. Siç e kuptoj unë, ai u mbajt i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Kur mu kërkua kjo gjë, njerëzit më kontaktuan dhe ndjeva që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, u shpreh Hill.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark