Insajderi
Lajme

Çitaku: PDK po ndërmerr të gjithë hapat për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës

Insajderi
11 November 2025 - 10:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku: PDK po ndërmerr të gjithë hapat për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me situatën paszgjedhore në Mitrovicë, duke theksuar se partia është në koordinim të plotë me strukturat lokale dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve.

“Dua t’i siguroj të gjithë mbështetësit, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se jemi në koordinim të vazhdueshëm me degën tonë në Mitrovicë dhe me të gjitha strukturat drejtuese. Jemi duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës nga çdo tentativë për deformim, të evidentuar nga komisionerët tanë në terren”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo bëri të ditur se sot do të dorëzohet ankesa zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Çitaku njoftoi gjithashtu se për çdo detaj shtesë, qytetarët do të informohen në orën 12:00 në konferencën për media që do të mbahet nga deputeti Përparim Gruda.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark