Insajderi
Lajme

Gjoshi i PDK’së: Mitrovica më 2010-ën shkoi në rivotim për mungesë të baterive të llambave ultravjollcë

Insajderi
11 November 2025 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjoshi i PDK’së: Mitrovica më 2010-ën shkoi në rivotim për mungesë të baterive të llambave ultravjollcë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë ditës u bë e ditur se Prokuroria në Mitrovicë ka urdhëruar rifillimin e numërimit në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë, proces i cili do të nis në orën 16:00.

Për këtë ka reaguar zyrtari i PDK’së, Betim Gjoshi. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çështjet si numrat serikë dhe kodet e vendvotimit, s’janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen.

‘‘Detajet e fletëvotimeve, siç janë “numrat serikë” dhe “kodet e vendvotimit”, nuk janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen. Ato janë pjesë përbërse e elementeve që garantojnë integritetin e procesit zgjedhor. Kështu llogariten me të drejtë në rregulloren e KQZ-së për fletëvotimet’’, ka shkruar Gjoshi.

Gjoshi ka rikujtuar se në Mitrovicë, në vitin 2010, kishte pasur rivotim për shkak të mungesës së baterive të llampave ultravjollcë.

“Dikush mund të pyes “e çfarë roli ka në integritetin e procesit zgjedhor mungesa e baterive”? Ju tregoj se pikërisht në vitin 2010 komuna e Mitrovicës ka shkuar në rivotim në mungesë të baterive të llampave ultravjollcë”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark