Insajderi
Lajme

Skandali me rezerva shtetërore, ngrihet aktakuzë nga Prokuroria Speciale për Rozeta Hajdarin

Insajderi
11 November 2025 - 18:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandali me rezerva shtetërore, ngrihet aktakuzë nga Prokuroria Speciale për Rozeta Hajdarin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, duke thënë se u njoftua nga avokati i saj për këtë çështje.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.

Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.

Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark