Insajderi
Lajme

Rozeta Hajdari dikur kapej me gazetarin se e pyeste për rezervat: Mbylle këtë temë, është sekret

Insajderi
11 November 2025 - 23:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rozeta Hajdari dikur kapej me gazetarin se e pyeste për rezervat: Mbylle këtë temë, është sekret
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e pyetur për çështjen e rezervave shtetërore dhe problematikës së mosardhjes së grurit në destinacionin final, vitin e kaluar përdori një qasje të vrazhdtë ndaj gazetarit të RTK’së.

Kur u pyet në një intervistë në RTK në fund të vitit 2024 për çështjen e rezervave shtetërore dhe raportimeve që patën mediat, Rozeta Hajdari tha se është sekret shtetëror.

“A keni dërguar ndonjëherë ndonjë email?”, kishte pyetur gazetari gjatë kohës sa po flitej për grurin.

“A jeni ju sot prokuror apo gazetar? Të lutem mbylle këtë temë, sepse është çështje sekrete”, ishte përgjigjur Hajdari.

Më tej, ajo kishte vazhduar me këmbëngulje që të mos përgjigjet: “Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit për gjithçka, për mirëkuptim. Shfrytëzoj të drejtëntime të të mos përgjigjem.”

“Gjithçka sekrete”, kishte thënë ajo tutje për rezervat shtetërore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark