Insajderi
Lajme

E konfirmon policia: Një i vdekur gjatë aksidentit në magjistralen Suharekë-Rahovec

Insajderi
12 November 2025 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E konfirmon policia: Një i vdekur gjatë aksidentit në magjistralen Suharekë-Rahovec
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shofer 71-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Suharekë-Rahovec, saktësisht në fshatin Dobërdelan.

Lajmi është për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion”.

“Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

Ai bëri me dije se menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, ndërsa po punohet në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve”, tha Bytyqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark