Insajderi
Shqipëri/Rajon

Dalin pamjet e atentatit mafioz, si ndodhi vrasja e Gilmando Danit në Rinas

Insajderi
12 November 2025 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dalin pamjet e atentatit mafioz, si ndodhi vrasja e Gilmando Danit në Rinas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë bërë publike pamjet e atentatit të ndodhur në Rinas të mërkurën, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur miku i tij, Mustafa Sheqeri (Shaljani). Në pamjet e publikuara në shteg.org shihet sesi ekzekutori i afrohet makinës ku po udhëtonin Dani dhe Sheqeri dhe hap zjarr ndaj tyre, ndërsa më pas dëgjohet edhe një breshëri automatiku drejt makinës.

Nga pamjet shihet edhe se si autorët largohen me makinën tip Toyota pasi kanë kryer atentatin, në drejtim të Fushë-Krujës. Gjatë natës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë kryer një operacion të madh kërkimi në atë zonë. Sipas burimeve, 5 grupe të FNSH kanë qëndruar nga ora 23:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit në zonë, duke kryer kontrolle në lokale e banesa, si dhe duke ndaluar automjete të shumta për kontrolle. A2 CNN mëson gjithashtu se janë shoqëruar disa persona.

Ndërkohë, mësohet se Mustafa Sheqeri, i cili ishte punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, vijon të mbetet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. A2 CNN mëson se Sheqeri, i cili ishte drejtues i automjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonte viktima Gilmando Dani, është i intubuar dhe ndodhet ne reanimacion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark