Insajderi
Lajme

Lushtaku: Dorëheqja e Krasniqit të shërbejë si moment për të unifikuar PDK-në

Insajderi
12 November 2025 - 18:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku: Dorëheqja e Krasniqit të shërbejë si moment për të unifikuar PDK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sami Lushtaku, nga radhët e PDK-së, ka falënderuar Memli Krasniqin për punën dhe lidershipin që ka treguar gjatë kohës sa ishte në krye të kësaj partie politike.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka deklaruar se dorëheqja e Krasniqit duhet të shënojë një moment të ri në të mirë të PDK-së.

“Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi,” ka shkruar Lushtaku.

Ai ka theksuar se PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, me vizion të qartë për zhvillimin e vendit, dhe se ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një moment të ri që e fuqizon, e rrit dhe e unifikon edhe më tepër partinë.

Në përfundim, Lushtaku i ka uruar suksese Krasniqit për të ardhmen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark