Insajderi
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Insajderi
12 November 2025 - 23:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë në orët e mesditës. Mëngjesi pritet të jetë  i ftohtë, vende-vende me ngrica dhe mjegull. Dita stabile me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale rreth 0 gradë Celsius kurse maksimalja pritet të shkojë deri në 17 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pas një mëngjesi vende-vende me mjegull dhe ngrica të dobëta, dita vijon me diell dhe rritje rapide të temperaturave. Ngrica do të ketë vetëm në disa vise kontinentale.

Mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme në të gjitha viset tona. Mëngjeset do të jenë të ftohta dhe lokalisht me ngrica e mjegull, por ditët (mesdita) pritet të jenë ende pothuajse pranverore. Do të ketë rrymime ajrore nga jugu dhe depërtim të masave ajrore të ngrohta nga Mesdheu./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark