Insajderi
Sport

Ancelotti: Jam i sigurt që Cristiano Ronaldo do t’i arrijë 1 mijë gola, pres të festojmë bashkë

Insajderi
12 November 2025 - 23:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ancelotti: Jam i sigurt që Cristiano Ronaldo do t’i arrijë 1 mijë gola, pres të festojmë bashkë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka shprehur besim të plotë në arritjet e ardhshme të lojtarit që dikur e stërviste te Real Madridi.

Duke folur në podkastin “The Rest Is Football”, trajner i ekipit kombëtar të Brazilit u përgjigj me humor kur u pyet nëse sulmuesi portugez mund të arrinte pikën e 1 mijë golave.

“Cristiano patjetër do të arrijë 1,000 gola, por kur ta bëjë këtë, më mirë të mos harrojë të më ftojë në festimin e këtij rekordi të pabesueshëm”, tha Ancelotti.

Ancelotti foli edhe për Luka Modricin, duke vënë në dukje se kroati vazhdon të performojë në nivelin më të lartë në Milano pavarësisht moshës së tij.

“Lojtarë si këta gjithmonë arrijnë atë që synojnë, falë talentit dhe punës së tyre të palodhur”, përfundoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark